Para

Kriza COVID-19 thellon rënien e investimeve

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë për një thellim negativ të investimeve si pasojë e krizës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Pas rënies me 10.7% në tremujorin e katërt të vitit 2019, investimet totale në ekonomi ranë në 16.7% në tremujorin e parë të këtij viti.

Banka argumenton se rritja e pasigurisë lidhur me tërmetin dhe pandeminë ndikuan në aktivitetin investues privat, ndërsa investimet publike dhanë një kontribut të ulët pozitiv.

 Vlera e shtuar në ndërtim ra me 16.7% në tremujorin e parë dhe importi i mallrave kapitale u zvogëlua me 19%, në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë. Paralelisht me to, edhe rënia e investimeve në gazsjellësin TAP ka dhënë ndikim në dinamikën rënëse gjatë tremujorit të parë.

Situata e përkeqësuar e ekonomisë globale, niveli i lartë i pasigurisë dhe rënia e kërkesës konsumatore, kanë ndikuar negativisht në vendimet e bizneseve për të kryer investime të reja gjatë tremujorit të dytë. Tregues sasiorë dhe të dhënat nga vrojtimet e besimit sugjerojnë rënie të theksuar të investimeve private në tremujorin e dytë, ndonëse investimet publike pritet të rriten në këtë tremujor


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë