Futboll

Video/ Kristiano Ronaldo si në kohët e arta, tripletë dhe 2 asiste në 45 minuta

Gazeta Si – Dy gola nga goditja e dënimit dhe një tjetër me një parabël spektakolare pas një kundërsulmi të shpejtë. Portugezi u ndërrua pas pjesës së parë, kur rezultati ishte 5-0 në favor të Al Nasr.

Boom Ronaldo në Saudi Pro League. Portugezi ka shkëlqyer si në kohët e arta në ndeshjen kundër Abha të ish-portierit të Milanit, Tatarushanu, i cili u detyrua ta nxirrte topin nga rrjeta 89 herë. Tripletë dhe dy asiste në 45 minuta lojë nga Ronaldo, përcaktues për fitoren me goleadë të Al Nasr, që në ‘Prince Sultan Aziz Stadium’ regjistroi rezultatin 8-0.

Për CR7 bëhet fjalë për tripletën e 65-të në karrierë, e dyta radhazi pas asaj ndaj Al Tai të shtunën e kaluar, në fitoren 5-1.

Paraqitje prej fenomeni për 5 herë fituesin e “Topit të Artë”: 2 gola me goditje dënimi dhe “qershia mbi tortë” goli me parabël nga jashtë zonës. Mes tyre edhe dy pasime të sakta goli për Mané dhe Al Sulajhim, gjithmonë në pjesën e parë.

Kristiano ngjitet në kuotën e 29 golave dhe 11 asisteve në 24 ndeshje kampionati, duke u konfirmuar lider i klasifikimit të shënuesve më të mirë. Për Al Nasr është një fitore që jep vetëm moral për të blinduar vendin e dytë, pasi Al Hilal është 12 pikë përpara, kur kanë mbetur edhe 8 ndeshje.

Në anën tjetër, ishte një ndeshje makthi për Tatarushanu, ish-portierin e Milanit, që pësoi 8 gola dhe bëri një gafë në golin e parë të Ronaldos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë