Futboll

Ronaldo sërish pozitiv, humb sfidën me Mesin

Kristiano Ronaldo nuk do të jetë kundër Barcelonës në Champions. Portugezi e ka humbur edhe sfidën me Mesin, rivalin e tij të përjetshëm, pasi ka rezultuar pozitiv edhe pas tamponit të dytë.

Sipas shtypit portugez dhe konkretisht “Cm Desporto”, tamponi që kampioni i Juventusit ka kryer dje, ka rezultuar sërish pozitiv me Covid-19. Në këto kushte, sipas protokollit të UEFA-s, nuk mund të jetë në dispozicion të trajnerit Andrea Pirlo edhe nëse shërohet gjatë ditëve të ardhshme.

Kristiano Ronaldo, ylli i Juventusit. Gazeta Si, 22 tetor 2020

Protokolli i UEFA-s, në fakt, parashikon që një futbollist që ka rezultuar më parë pozitiv me Koronavirus, për të zbritur në fushë në një kompeticion europian, duhet të deklarohet klinikisht i shëruar ose negativ të paktën një javë para ndeshjes në fjalë. Sfida Juventus-Barcelona do të zhvillohet më 28 tetor, kështu që Ronaldo do të mungojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë