Keshilla

Krishtlindjet nuk janë festë për të gjithë

Pse ky sezon nuk është nuk një periudhë e lumtur për të gjithë?
Disa nga lexuesit e Reddit kanë zbuluar se përse këto ditë festash nuk janë një periudhë e lumtur për ta.

1- “Festat kalohen gjithmonë me familjen, por çfarë feste mund të presin ata që kanë një njeri abuziv në familjen e tyre? Është koha për familjen por unë nuk dua ta kaloj këtë periudhë me njerëz që nuk kam asnjë kujtim të bukur.” Shkruan një lexuese.   

2- “Unë jam në atë fazë të jetës ku kam humbur shumë njerëz që i dua. Ka shumë karrige boshe në tryezën time. Më mungojnë çdo ditë, më mungojnë buzëqeshjet e tyre, më mungon zëri i tyre, më mungon të shkruaj mendime të rastësishme, më mungon familja që kam humbur. Kjo nuk është një periudhë gëzimi për mua, por një kohë që më risjell në mendje akoma më shumë mungesën e njerëzve që nuk i kam pranë vetës”.

3- “Detyrimi që ndjejmë ndaj pjesës tjetër të familjes apo miqve, është diçka e mërzitshme. Ju i bëni dhuratë dikujt dhe prisni që ai person t'jua kthejë dhuratën. Vazhdoni të mendoni se çfarë dhurate kanë përgatitur për ju. Kjo është një kohë e shpenzuar kot, shkëmbime dhuratash, dhe frustrime, kjo është një ndër gjërat që nuk më ka pëlqyer kurrë në këtë periudhë. Festat janë për t'i shijuar dhe jo për të menduar, se çfarë t'u dhurosh familjarëve dhe të afërmve.”

4- “Trafiku. Unë punoj pranë një shitoreje. Dhe lodhja më e madhe është kur mbaroj punën dhe kthehem në shtëpi bashkë më mijëra njerëz në trafik që kanë dalë për të blerë dhurata.”

5- “Për mua është pjesa më stresuese periudha e festave, kjo për shkak të fiksimit tim për ta bërë gjithçka përfekte, dekorimin e pemës, e cila për mua nuk është kënaqësi por sfidë, përgatitja e dhuratave. Përgatitja e shtëpisë, darka e festës, kjo bën që unë mos ta shijoj qoftë edhe një moment këtë periudhë”.

6- “Unë nuk kam familje apo miq, për të festuar. Kështu që kjo ngelet një periudhë e vetmuar për mua. Jam e lumtur dhe xheloze njëkohësisht për ata që kanë familje, festojnë së bashku, bëjnë gjëra zbavitëse.”

7- “Unë punoj në një punë 24/7 për 365 ditët e vitit, nuk kam pushim, as për festa. Njerëzit më pyesin gjithmonë a do të bëj diçka për Krishtlindje. Unë dua, por ky nuk është një opsion për mua. Kam detyrën vetëm të punoj. Dhe nëse do të kisha një ditë pushim gjatë vitit, do doja ta kaloja vetëm".

8-. “Duhet të pretendoj se familja ime është familja e përsosur siç duket në foto”

9- “Është që të shmang nga rutina e zakonshme, por më pas duhet të kthej gjithçka siç ishte. T’i kthehem punës. Dhe të rinis gjërat siç i lash përpara Krishtlindjeve. A nuk është kjo diçka e mërzitshme?”

10- “Unë jam një grua e martuar prej disa vitesh, por nuk kam fëmijë. Gjithmonë kjo periudhë më risjell në vëmendje, mungesën e fëmijëve. Shikoj prindër me fëmijët që dalin shëtitje apo gjyshërit e gjyshet që përgatisin dhuratat për nipërit dhe mesat e tyre. Unë ndjehem gjithmonë e më bosh.”

11- “Më bezdis rrëmuja që krijohet pas festave. Letrat e ambalazheve gjithandej, mbeturina, grumbuj të paketimeve plastike, gjithçka që mbetet pas ditëve festive, më bezdis”

12- “Fokusi që njerëzit kanë tek unë, të gjithë ata që mblidhen në familjen time për të festuar më mbysin më pyetje. Kur po e mbaron shkollën? Çfarë do të bësh pas diplomimit? Pse nuk ke gjetur ende një partnere?”

13- “Njerëzit më sjellin dhurata sa për fasadë, ndërkohë që unë kam nevojë për dashur për respekt dhe dashuri, kjo është arsyeja pse nuk më pëlqejnë Krishtlindjet.”

14- “Unë përpiqem të maskoj emocionet e mia të "zbehta" sa më mirë që mundem, por mendoj se të gjithë ata që kanë kaluar festat me prindërit e tyre që nuk kanë pasur asnjëherë marrëdhënie të mirë.”

15- “Pushimet ndërpresin rutinën time”.

16- “Unë e urrej blerjen e dhuratave për të rriturit. Për mua, Krishtlindja është 100% një festë e fëmijëve. E adhuroj marrjen e dhuratave për fëmijët e mi”

17- “Mbledhja e ushqimit për nevojtarët gjatë pushimeve. Po në lidhje me pjesën tjetër të vitit? A nuk janë këta njerëz të uritur?

18- “Zhurma që shkaktojnë festat, i urrej këngët që dëgjohen në çdo sfond për Krishtlindje.”

19- “Njerëzit shpenzojnë para por nuk dinë ta barazojnë atë me lumturinë.”

20- “Unë e urrej marrjen e dhuratave. Unë jam personi më pak i rëndësishëm në jetën time, nëse nuk shpenzoj as para për veten time, atëherë askush tjetër nuk duhet. Këto para mund të shkojnë në diçka që është vërtetë e rëndësishme.”

21- “Festat janë për t’u kaluar me njerëzit më të dashur. Po unë për çfarë duhet t’i dua këto festa kur një nga personat më të shtrenjtë të jetës time mungon në tryezën e festës?”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë