Treg

Kriptomonedhat në krye të listës së bisedimeve të BE-së me FMN-në

Bashkimi Europian po kërkon të shkëmbejë rekomandime mbi zhvillimet legjislative të kriptove në SHBA, me krerët e FMN-së dhe Bankës Botërore, në takimin e javës që vjen.

“Kemi një agjendë të ngjeshur për SHBA-në javën që vjen, dhe një ndër pikat që është në krye të listës është krpto”, -tha komisionerja e BE-së për shërbimet financiare, Mairead McGuinness. “Jam e sigurtë që ata duan të dëgjojnë se çfarë kemi bërë ne, si ka shkuar dhe cilat janë pengesat. Do të ishim shumë të lumtur të ndanim eksperiencën tonë dhe të dimë se çfarë planifikon SHBA”.

BE-ja po ecën me ligjet e kriptomonedhave, duke vendosur rregullatorë të përbashkëta për 27 vendet anëtare, hera e parë që kjo industri do të mbikëqyret në një shkallë të tillë globalisht.

Në qershor, blloku dakordësoi disa direktiva për monitorimin e kriptomonedhave, mbrojtjen e konsumatorëve dhe respektimin e mjedisit për Bitcoin dhe Ether.

Bazuar në vrullin e kriptomonedhave në botë, bankat qendrore kudo kanë kërkuar rregullatorë të sinkronizuara dhe urgjente. Shembja e Terras dhe Lunas në maj, luhati tregjet nga Singapori në SHBA dhe nënvizoi nevojën për siguri.

“Mesazhi që do t’i japim Uashingtonit është se ne kemi një legjislacion për këtë dhe e kemi në vëmendjen tonë. Por çështja e kriptove nuk mund të jetë si e ndryshimeve klimatike, që zë shumë pak hapësirë në rendet e bisedimeve. Na duhet një bashkëpunim global”, tha McGuinness. /Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë