Lajme

Krimi në familje, vrau gruan dhe më pas edhe veten

Një krim i rëndë ka ndodhur në familje në qytetin e Librazhdit. Daut Gjokola vrau me thikë gruan e tij dhe më pas vrau veten duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonin. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shkumbini”, ku bashkëshortët banonin prej kohësh. Mësohet se çifti kishin dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Kjo e fundit në momentin e ngjarjes nuk ka qenë prezente. Mësohet se vrasja ka ndodhur pas xhiros së çiftit në pedonalen e qytetit. Në momentin që kanë arritur në shtëpi janë dëgjuar britma për ndihmë nga 49 vjeçarja të cilës i’u gjetën 15 shenja thikash të ngulura në gjoks.

Më pas fqinjët kanë transportuar në spital gruan e plagosur, ndërkohë që në banesë ndodhej vetëm djali i çiftit, i cili sipas raportimeve të fqinjëve ishte në gjendje shoku.

Trupat e pajetë të çiftit ndodhen në morgun e spitalit të Elbasanit, ndërsa policia po heton më tej ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë