Lajme

Krimi makabër në Shkodër, autorët ende të paidentifikuar

Dje në orët e para të mëngjesit, Shkodra u trondit nga një krim i dyfishtë. Një cift bashkëjetuesish u qëlluan për vdekje brenda në automjet.

Ngjarja ndodhi pak metra larg banesës së çiftit, pasi ishin kthyer nga një darkë, ndërsa skena e krimit ka ndodhur në prani të djalit 2-vjeçar të Boran Bërçamës dhe bashkëjetueses së tij, Silvi Ndoci. Vetëm djali 2-vjeçar ka shpëtuar pa lëndime.

Mësohet se autorët e dyshuar të vrasjes ishin dy, njëri që ka qëlluar mbi çiftin dhe tjetri që ka qëndruar në makinë dhe ka ndihmuar autorin që ka qëlluar të largohet.

Nga grupi hetimor bëjnë me dije se personi, i cili ka qëlluar me breshëri në drejtim të çiftit të bashkëjetuesve, nuk ka pasur maskë në fytyrë, është afruar pranë automjetit të çiftit Bërçama, dhe ka shkrehur karikatorin me 23 fishekë në drejtim të tyre.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve dhe banesave 1 km përreth vendit ku ndodhi krimi. Burimet thonë se deri më tani janë siguruar pamjet nga 6 kamera sigurie të marra nga vende të ndryshme. Grupi hetimor dyshon se vrasja është bërë rreth orës 1.30 pas mesnate.

Krimi është kryer me silenciator dhe autorët ende nuk janë identifikuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë