Mediat italiane kanë publikuar emrin e 57-vjeçarit shqiptar, i cili masakroi për vdekje bashkëshorten e tij në sy të djalit adoleshent. Autori i krimit makabër është shtetasi Xhevdet Mehmeti, ndërsa viktimë ka mbetur gruaja e tij, 52-vjeçarja Elsa Tereziu.
Ngjarja kriminale ka ndodhur në Piacenza, ku ka qenë djali 17-vjeçar i çiftit, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. 57-vjeçari e ka goditur me thikë në fyt gruan në kulmin e një grindjeje të dhunshme. Policia e ka gjetur trupin e 52-vjeçares të pajetë të shtrirë në dyshemenë e kuzhinës dhe të mbuluar nga gjaku.
Menjëherë sapo djali ka njoftuar policinë, shqiptari është arratisur nga shtëpia në këmbë, por më vonë ai u dorëzua në polici. Ndërkohë, pritet dëshmia e djalit për të hedhur dritë mbi të vërtetën e këtij krimi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.