Ka ndodhur

Krim në familje, burri vret gruan me sopat, më pas var veten

Një krim në familje ka ndodhur në Librazhd, ku burri ka vrarë gruan e tij me sepatë dhe më pas ka varur veten.

“Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta  dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten.

Grupi hetimor nën drejtimin  Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë