Ka ndodhur

Krim në familje, 26-vjeçari vret me thikë vëllain e tij në Dibër

Një krim brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në Dibër, ku vëllai ka vrarë me thikë vëllain e tij pas një sherri për motive të dobëta.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Allabegi, Maqellarë, ku shtetasi F.T., 26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin, B.T., 23 vjeç.

Për fat të keq, i riu nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka humbur jetën në spital.

Ndërkohë autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia njofton se vijon punën për kapjen e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë