Një krim i rëndë në familje ka ndodhur sot në Klos. Tre persona kanë humbur jetën, ndërkohë që mes viktimave jane dy vëllezër dhe djali i njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në Xibër të Klosit.
Mësohet se shtetasi S. D ka qëlluar me armë vëllain e tij, shtetasin K. D dhe djalin e këtij të fundit, shtetasin F. D dhe më pas ka vrarë veten. Raportohet se ngjarja ka ndodhur për çështje pronësie. Autori fillimisht ka qëlluar tëvëllain, më të nipin, i cili ka ndërhyrë për t'i dhënë ndihmë babait.
Po ashtu mësohet se babë e bir janë çuar në spital, ndërsa nuk kanë arritur të mbijetojnë dhe kanë humbur jetën. Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar më tej shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.