Ka ndodhur

Kreu marrëdhënie me të sëmurin mendor, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim kombëtar, si dhe një 23-vjeçar të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, 23-vjeçari R. L., banues në Mamurras, Laç, ishte kthyer deportiv nga Anglia, ku ka vuajtur dënimin me 8 muaj burg, për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Ndërkohë, mes të arrestuarve është edhe një 29-vjeçar, pasi shtetasja S. T., 82 vjeçe, ka bërë kallëzim se ai ka kryer marrëdhënie homoseksuale me djalin e saj 54 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë