Politike

Kreu i PPE: Të shqetësuar për demokracinë në Shqipëri

Zhvillimet e fundit politike, që kulmuan dje me incidentin me bojë ndaj kryeministrit Rama, duket se po shqetësojnë edhe ndërkombëtarët.

Presidenti i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul, ka reaguar për këtë situatë duke u shprehur i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri.

“Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë së Shqipërisë. Çdo zgjedhje e ardhshme duhet të jetë e lirë dhe e drejtë, blerja e votave është e papranueshme.

Të drejtat e opozitës duhet të respektohen në Parlament. Më shumë përpjekje të nevojshme për të luftuar krimin dhe korrupsionin, përfshirë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit”, - ka shkruar Daul në Tëitter.

Të shtunën opozita ka paralajmëruar një protestë kombëtare në sheshin “Skënderbej”, ndërsa dy ditë përpara tubimit, në Parlament janë regjistruar sërish përplasje mes opozitës dhe kryeministrit Rama.

https://twitter.com/JosephDaul/status/1096074550461255680

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë