Jete & Stil

Krenar që jam beqar…

A është e mundur të jesh beqar dhe në të njëjtën kohë të ndjehesh i lumtur për këtë status? Me sa duket po dhe për një pjesë të madhe të atyre që e përjetojnë këtë gjendje: 55% e njerëzve që janë single deklarojnë se fakti që nuk e kanë gjetur akoma gjysmën e tyre nuk është problem apo një gjendje kalimtare, nga e cila duhet të dalin sa më shpejt, por një realitet që e pranojnë me krenari, sidomos me rastin e Ditës Botërore të Beqarëve, që është sot më 11 nëntor.
Sipas një studimi të kryer nga StubHub, (tregu i biletave të eventeve), më shumë se gjysma e njerëzve single janë të lumtur dhe madje edhe krenarë për situatën e tyre. Dhe jo rastësisht, data e zgjedhur për të festuar këtë ditë në nivel global është zgjedhur numri më “single” që ekziston: numri 1. 11 nëntori, i cili gjithashtu mund të shkruhet 11.11 është pra dita më shumë vetmuar e vitit, dhe nuk duhet ngatërruar me “Festën e Beqarëve” që është më 15 shkurt, e lindur si replikë ndaj Ditës së Shën Valentinit, që festohet një ditë më parë, pra 14 shkurti.
Festa lindi në Kinë në vitin 1993 me iniciativën e një grupi studentësh nga Universiteti i Nanchin dhe në këtë vend mori karakterin e një dite të dedikuar në veçanti për blerjet më të shfrenuara, si në internet ashtu edhe në dyqane fizike. Në Perëndim ajo ka një karakter pak më ndryshe dhe po fiton popullaritet në rritje, megjithëse është akoma e panjohur për 37% të njerëzve.
Në çdo rast, sipas 46% të të intervistuarve, Dita e Beqarëve është një ditë për të festuar krenarinë e të qenurit beqar, dhe të gjitha avantazhet që sjell kjo situatë sentimentale: nëse për 10% avantazhi më i madh është mungesa e një vjehrre, 52% e votuesve mendojnë që është koha më e disponueshme për t’iu kushtuar pasioneve të tyre. Me pak fjalë, klisheja e vjetër e zemrës së vetmuar, e vendosur në divan para TV për të mbytur ndjenjën e vetmisë është tejkaluar.
Beqarët sot janë mbi të gjitha të përkushtuar për të shijuar lirinë e tyre: ka nga ata që guxojnë me udhëtimin e ëndrrave të tyre (46%), të jenë të kursyer në gjithë magjinë e tij siç ndodh vetëm kur udhëtojnë të pashoqëruar: ose nga ata që preferojnë më shumë argëtime të qeta, si për shembull, t’i dhurosh vetes kënaqësinë e një masazhi apo trajtimeve të ndryshme për trupin dhe fytyrën.
Ndërkohë, 24% e tyre deklarojnë se të qenit në këtë status të bën të kesh një prirje më të madhe për ta takuar njerëz të rinj dhe 12% e shohin Ditën e Beqarëve si një justifikim shtesë për të dalë në kërkim të shoqërisë.
Por çfarë ndodh me ata që e konsiderojnë statusin e beqarëve si një gjendje që duhet të dalin sa më shpejt? Një vit më pas, pra në Ditën e Beqareve të vitit 2020, 14% imagjinojnë të jenë në tërheqje shpirtërore në male, ndërsa 12% besojnë të ardhmen dhe e shohin veten në altar me njeriun e tyre të zemrës.

 

Më Shumë