Para

Kreditë me probleme ranë lehtë në mars

Nga Gazeta ‘SI’-  Stoku i kredive me probleme ra lehtë në muajin mars nga muaji shkurt, me vetëm 0.01%.

Kreditë me probleme zbritën në 5.15%, pas dy rritjeve të shpejta në janar dhe shkurt 2023. Ën raport vjetor, kreditë e këqija kanë rënë me pothuajse 0.1%.

Ndonëse rënia është e papërfillshme ajo sinjalizon një përmirësim të aftësisë paguese së kreditorëve. Gjithsesi, rritja e fundit të normës së interesit nga BSH ndodhi në fund të muajit mars dhe efekti i saj nuk mund të pasqyrohet në shifrat e të njëjtit muaj.

Vetë Banka pati paralajmëruar më herët se rritja e normës bazë të interesit dhe inflacioni do të prekë familjet që kanë këste huash për të paguar dhe rrjedhimisht do të rritet stoku i kredive të këqija. BSH parashikonte që 70% e kredive do të preken nga rritja e normës, sepse ishin me normë të ndryshueshme.

Gjatë vitit 2022, ky tregues pati rënie, por bankat tregtare i paguan Bankës qendrore 4 mld lekë provigjione, detyrim që i krijohet atyre me rritjen e kredive problematike. Norma e rikuperimit të kredive me probleme nga ana e bankave ra në 12%, nga 15% një vit më parë. Kjo ecuri tregon një rritje të vështirësisë së bankave për të rikuperuar kreditë me probleme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë