Para

Kreditë e këqija u pakësuan në dhjetor, niveli më i ulët që nga 2008-a

Nga Gazeta ‘SI’ - Rënia e stokut të kredive të këqija vazhdoi edhe në dhjetorin që lamë pas, duke prekur nivelin më të ulët që nga viti 2008.

Në dhjetor, Banka e Shqipërisë raporton se kreditë e këqija përbënin vetëm 4.7% të totalit të kredive, nga 5.07% që ishin një muaj më parë.

Faktori kryesor duket të jetë një ‘ngrirje’ në normat e interesit si nga BSH dhe nga vetë bankat tregtare. Nga ana tjetër, luhatjet e kursit të këmbimit kanë favorizuar kredimarrësit, sidomos ata me kredi të pambrojtur.

 Gjithsesi, BSH thekson se normat e interesit dhe inflacioni ende kërcënojnë aftësitë paguese të shqiptarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë