Treg

Kredia për shtëpi, 100 mln euro në 6 muaj

Rritet kredia e re për blerje banesash.

Banka e Shqipërisë raporton se individët kanë marrë gati 100 milionë euro për shtëpi në gjysmën e parë të këtij viti.

Për gjashtë muaj, sistemi bankar ka disbursuar 12.3 miliardë lekë kredi të re për blerje banesash ose 8% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nisur edhe nga strategjia për deuroizimin, në dy vitet e fundit, ky portofol po orientohet më shumë nga monedha vendase.

Për gjysmën e parë të 2019-ës, 58% e kredisë së re për blerjen e banesave u dha në lekë.
Kredia për shtëpi ka raportin më të ulët të kredive me probleme në sistemin bankar, me afërsisht 5%. Në total, portofoli i kredisë për blerje banesash nga sistemi bankar në mesin e këtij viti kishte vlerën e 113 miliardë lekëve ose rreth 925 milionë eurove.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë