Lajme

Krahë robotikë që shmangin lodhjen e punëtorëve

Shkencëtarët po punojnë për shpikjen e radhës. Këtë herë bëhet fjalë për një palë krahë robotikë. Ëndrra e shumë punëtorëve mund të bëhet së shpejti realitet, në sajë të sistemit robotik të zhvilluara në Institutin Italian të Teknologjisë (Iit).

Pajisja është e ngjashme me një çantë shpine dhe ka të instaluar dy krahë robotikë të cilët mund të përdoren për të shmangur tensionin e shpatullës, bërrylit dhe duarve, sa herë që keni për të ngritur pesha, për të bërë lëvizje të përsëritura ose për të përdorur mjete që prodhojnë dridhje të bezdisshme.

Studiuesit kanë njoftuar se do të fillojnë testimin e kësaj pajisjeje të krijuar nga bashkëpunimi midis Laboratorëve Hrii (Human Robot Interfaces and Interaction fizike) dhe SoftBots (Soft Robotics for Human Cooperation and Rehabilitation), të koordinuar respektivisht nga Arash Ajoudani dhe Antonio Bicchi.

"Qëllimi ynë është të prezantojmë sisteme robotike në industri që mund t'i ndihmojnë fizikisht punëtorët të kryejnë punët e tyre në mënyrë të sigurtë dhe të qetë", shpjegon Arash Ajoudani.

“Shumicën e kohës, robotët janë të dizajnuar për të ndarë ambientin e punës me njeriun në siguri të plotë duke shmangur goditjet aksidentale ose kontaktet sporadike, por pak janë të dizajnuara për të dhënë ndihmë aktive, për të zvogëluar përpjekjet dhe për të përmirësuar produktivitetin e punëtorit”, shtoi më tej ai. /Industry News


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë