Lajme

KQZ vendos të premten për fatin e Kajmakut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet të premten për të diskutuar mbi raportin hetimor të prokurorisë për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.
Sipas njoftimit zyrtar të KQZ-së në mbledhjen e 1 nëntorit në ora 10:00 në rendin e ditës është “shqyrtimi i rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Agim Ymer Kajmaku, me funksionin kryetar i bashkisë Vorë, qarku Tiranë, në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Anëtarëve të KQZ-së iu shpërndarë edhe materiali që është vënë në dispozicion nga organi i Akuzës, i cili e fajëson Kajmakun për fshehje të faktit se ka qenë në kërkim dhe i dënuar në Greqi për falsifikim të eurove në vitin 2003.

Faksimile e shkresës së firmosur nga kryekomisioneri Klement Zguri për mbledhjen e 1 nëntorit

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë