Politike

KQZ u jep mandatin e deputetit 3 kandidatëve të PD

Komisioni Qendror Zgjedhor u ka dhënë mandatin e deputetit 3 kandidatëve të tjerë që vijnë nga lista e Partisë Demokratike.
KQZ i ka dhënë mandatin deputetit Zef Shtjefnit dhe Nikolin Strakës nga Qarku Shkodër dhe Artur Roshit Qarku Tiranë.
Ndërkohë sot, kandidati Klajdi Qama nga listat e LSI ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.
Ata pritet të betohen në Kuvend në seancën e radhës plenare. Me betimin e tyre, numri i deputetëve në Parlament shkon në 110, ndër të cilët 79 nga maxhoranca, 14 nga LSI dhe 17 nga PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë