Lajme

KQZ-qytetarëve: Kontrolloni emrin në listë brenda 21 majit

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë apel të gjithë qytetarëve të vendit që të kontrollojnë emrin e tyre në listën e zgjedhjeve. Sipas KQZ-së, data e fundit e korrigjimit të ndonjë gabimi të mundshëm do të jetë 21 maji.
“KQZ është i vendosur të mos lejojë shkeljet e procedurave ligjore. Nxisim të gjithë qytetarët që ushtrojnë të drejtën e votës, përfshirë edhe ata që më 30 qershor mbushin 18 vjeç, që të kontrollojnë listat në qendrat e votimit. Pas datës 21 maj, që është data e fundit, lista e zgjedhjeve nuk mund të ndryshohet. Nxisim qytetarët që të kontrollojnë emrin e tyre në listë. Shprehja e vullnetit përmes votës është një e drejtë themelore”, shprehet KQZ.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë