Ka ndodhur

KQZ: PS fiton në KZAZ 40 në kryeqytet

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka publikuar rezultatet zyrtare të zgjedhjeve për njësinë 10, ku procesi i votimit u zhvillua në mënyrë elektronike, për herë të parë në Shqipëri.

Në 32 qendrat e votimit të KZAZ 40 në kryeqytet Partia Socialiste ka fituar me 6007 vota. Partia Demokratike ka marrë 4550 vota dhe LSI 628 vota. Bojken Abazi i pavarur 179 vota.

Në këtë KZAZ 120 vota janë shpallur të pavlefshme ku votuesit nuk kanë zgjedhur asnjë kandidat edhe pse kanë shkuar të votojnë, ndërsa vota në total janë 12 096.

Rezultatet për kandidatët në KZAZ 40

Monika Kryemadhi 81 vota

Lulzim Basha Basha 492

Jorida Tabaku 286

Alfred Rushaj 64

Albana Vokshi 63

Sali Berisha 238

Agron Shehaj 525

Fatmir Xhafaj 2795


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë