Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 21 mijë nënshkrimet e qytetarëve lidhur me “Votën e Diasporës” dhe “Hapjen e Listave Zgjedhore”.
Lajmi është njoftuar nga Lëvizja “Shqipëria Bashkë”, iniciatore e kësaj nisme.
“Pas muajsh përpjekjesh, sot shënuam një fitore të veçantë! Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi vendimin për regjistrimin e nismës ligjvënëse dhe pranimin e 21 mijë nënshkrimeve qytetare, për ‘Votën e Diasporës’ & ‘Hapjen e Listave Zgjedhore’. Tanimë, i takon parlamentit shqiptar te tejkalojë mungesën e vullnetit politik, e të miratojë vullnetin e 21.000 qytetarëve/zgjedhësve shqiptarë që janë shprehur pro kësaj nisme”, shkruhet në postimin e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” më 6 qershor të këtij viti dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mbi 20 mijë firma të qytetarëve për votën e Diasporës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.