Politike

KQZ: Një votë kushton 81 lekë! PS merr pjesën më të madhe, Meta mposht Bashën me votat e Berishës

Gazeta Si - Vlera e një vote të 14 majit është 81 lekë. Kjo ka qenë përllogaritja e realizuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me vendim e marrë këtë të enjte, duke i hapur kështu edhe rrugën e dhënies së fondeve për partitë politike që kanë marrë vota në zgjedhjet lokale.

Formula merr në konsideratë numrin e votave të mbledhura nga subjekti në garën e 14 majit. Performanca e mirë e socialistëve do t’u mundësojë akoma më shumë fonde garën e ardhshme zgjedhore. Me rreth 580 mijë vota, socialistët do të përfitojnë rreth 47 milionë lekë.

Ndërkohë që më i fituari është Ilir Meta i Partisë së Lirisë, i cili në zgjedhjet e 14 majit konkurroi në koaliconin Bashkë Fitojmë, i mbështetur nga pjesa e mbetur e PD-së e përfaqësuar nga Sali Berisha.

Pikërisht përccarja e demokratëve ka favorizuar Metën, të renditur si subjekt i dytë. Shuma që do të përfitojë është mbi 20 milionëe lekë. PD e Bashës do të përfitojë mbi 8,4 milionë lekë.

Rritje financiare do të përfitojë edhe partia e Tom Doshit. PSD do të përfitojë rreth 70 milionë lekë, e renditur si forca e katërt politike në zgjedhjet e 14 majit.

Në total nga buxheti i shtetit për 13 parti politike që kanë kaluar pragun e 1 përqind të votave shteti do të japë 100,653,921 lekë.

TABELA / SHIFRAT E PERLLOGARITURA
PS- 46,949, 625 lekë
BF (Meta e Berisha)- 20,078,883 lekë
PD- 8,401563 lekë
PSD- 6,988,283 lekë

VOTAT E PARTIVE ME 14 MAJ

1.Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 579.625 vota

2.Bashkë Fitojmë (BF) 247.883 vota

3.Partia Demokratike (PDSH) 103.723 vota

4.Partia Socialdemokrate (PSD) 86.283 vota

5.Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë (PAA) 44.047 vota

6.Partia Republikane Shqiptare (PR) 32.071 vota

7.Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 28.978 vota

8.Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) 23.683 vota

9.Aleanca Progresiste L.ZH.K (LZHK) 22.906 vota

10.Partia Demokracia Sociale (P.D.S) 21.798 vota

11.Fryma e Re Demokratike (FRD) 18.459 vota

12.Aleanca Liberale e Djathtë (ALD) 16.859 vota

13.Partia e Gjelbër (P.GJ) 16.326 vota 1.21%

Gjithsej vota të vlefshme 1.242.641 vota


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë