Politike

KQZ ndan fondet, 140 mln lek për partitë në fushatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet ditën e martë për të vendosur se si do të ndahen 140 mln lek fodne për fushatën e partive politike.

Tre janë kushtet që përcaktojnë se kush përfiton nga këto fonde. Së pari numri i mandateve të fituara ne zgjedhjet e fundit parlamentare, pra në 2017, së dity të paktën 10 mijë vota dhe së treti partia duhet të ketë marrë 1 përqind të votave në rang kombëtar, gjithmonë në zgjedhjet e fundit parlamentare.N

Nisur nga këto kushte dhe sipas një projektvendimi të KQZ-së, pjesa më e madhe e fondit shkon për Partinë Socialiste, rreth 63 mln lek, ndjekur nga PD 38 mln, LSI 20 mln lek, PDIU 7 mln, PSD 5 mln dhe LIBRA 4 mln


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë