Ka ndodhur

KQZ kthen për shqyrtim dokumentacionin e kandidatëve në katër parti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kthyer për korrigjim dokumentacionin e listave shumëemërore të disa partive të vogla që janë regjistruar për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas njoftimit të KQZ, janë katër parti që duhet të korrigjojnë dokumentacionin e kandidatëve, Partia Lëvizja e Re, Partia Aleanca Demokracia e Re, Partia Lëvizja për Ndryshim dhe Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare.

-Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Lëvizja e Re për zgjedhjet për Kuvendin  e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.

-Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga -Partia Aleanca Demokracia e Re për zgjedhjet për Kuvendin  e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

-Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Lëvizja për Ndryshim për zgjedhjet për Kuvendin  e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

-Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare për zgjedhjet për Kuvendin  e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë