Lajme

KQZ kthen ankimimet e Bindjes Demokratike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kthyer ankimimet e Partisë Bindja Demokratike, e cila kërkoi anulimin e votimeve të 30 qershorit për 41 bashki të vendit.
Sipas KQZ-së, kërkesat e BD-së nuk plotësonin dokumentacionin e nevojshëm dhe për këtë arsye duheshin rrëzuar. Kreu i KQZ-së, Klement Zguri, votoi pro të gjitha kërkesave të partisë së Astrit Patozit.
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, është shprehur se kontestimi nga ana e partisë së tij ka ardhur për shkak se socialistët manipuluan procesin dhe nuk ofruan garë të drejtë dhe të ndershme.
Ai akuzoi socialistët për manipulim e vjedhje votash si dhe përjashtim të Bindjes Demokratike nga gara në më shumë se gjysmën e bashkive të vendit.
30 qershori nuk njihet as nga demokratët, të cilët bojkotuan procesin.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi projektvendimet: “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Kamëz, Qarku Tiranë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Kamëz, Qarku Tiranë dhe të shpallë fitues për Kryetarin e Bashkisë Kamëz, z. Rakip Suli, të propozuar nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
“Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Kamëz, Qarku Tiranë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Kamëz, Qarku Tiranë.
“Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Korçë, Qarku Korçë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Korçë, Qarku Korçë dhe të shpallë fitues për Kryetarin e Bashkisë Korçë, z. Sotiraq Filo, propozuar nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
“Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Korçë, Qarku Korçë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Korçë, Qarku Korçë.
“Hedhja e Shortit për Shqyrtimin e kërkesave ankimore nr. 17 deri te kërkesa ankimore nr. 57 të depozituar nga subjekti Bindja Demokratike”. KQZ pas hedhjes së shortit dhe relatimit të kërkesave ankimore, me 4 vota pro dhe 1 kundër vendosi, kthimin për plotësim të kërkesave ankimore; nr. 17, nr. 18, nr. 19, nr. 20, nr. 21, nr. 22, nr. 23, nr. 24, nr. 25, nr. 26, nr. 27, nr. 28, nr. 29, nr. 30, nr. 31, nr. 32, nr. 34, nr. 35, nr. 36, nr. 37, nr. 38, nr. 39, nr. 40, nr. 41, nr. 42, nr. 43, nr. 44, nr. 46, nr. 47, nr. 48, nr. 49, nr. 50, nr. 51, nr. 52, nr. 53, nr. 54, nr. 55, nr. 56, nr. 57, të depozituar nga subjekti Binda Demokratike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë