Politike

KQZ jep 4 mandatet e deputetëve, Kuvendi “mbushet” me ballistë


Me pesë vota pro të të gjithë anëtarëve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dha katër mandatet e deputetëve të rinj në radhët të opozitës. Tre deputetë i përkasin listës shumemërore të PD-së dhe në nga LSI-ja.
Fatjona Dhimitri e renditur e shtata në listën e deputetëve të PD-së për qarkun e Gjirokastrës; Andi Përmeti i renditur i 12 në listën e PD-së për Korçën dhe Erion Piciri i renditur i 26-ti në listën e PD-së për Tiranën janë deputetët e rinj nga radhët e demokratëve. Ndërsa Eugen Bojaxhiu i renditur i 6-ti në listën shumëemërore të LSI-së mori mandatin si deputet i ardhshëm për qarkun e Beratit.
Gjithashtu shpalli pamundësinë ligjore për t’i dhënë mandatin e deputetit kandidatëve Besnik Fuçia, Shkëlqim Hoxha të PD-së, si dhe të Petrit Vargut të LSI-së për shkak të mos përmbushjes së detyrimit nga vetë ata për dorëzimin e formularit të Dekriminalizimit.
KQZ dha mandatin edhe për anëtaren e këshillit bashkiak të Rrogozhinës, Adelina Caka e propozuar nga LSI.

Më vonë KQZ bëri ditur se tre kandidatë, pjesë e listave shumemërore të PD kanë devijuar nga vendimi i grupeve dhe kanë vendosur të pranojnë mandatin e deputetit, duke dorëzuar sot pranë KQZ formularin e dekriminalizimit. Emrat që kanë dorëzuar janë aleatët e PD-së në zgjedhjet fundit parlamentare.
Zef Shtjefni, Partia Ora e Shqipërise, Artur Roshi, Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, dhe Nikolin Staka, Lëvizjen Demokratike për Ndryshim, PLDN, janë tre emrat e rinj të cilët pritet që t’i bashkohen Kuvendit.
Ndërsa më parë edhe kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi refuzoi thirrjen e PD-së, duke pranuar që të marrë mandatin e deputetit. Këtë veprim ai e argumentoi si një hakmarrje ndaj PD-së, pasi nuk i zbatoi marrëveshjen politike me aleatët.

Me mandatet e dhëna dhe tre që priten te jepen deri më tani Kuvendi shkon në 109 deputetë, ku vetëm 33 i përkasin opozitës së re.


Deputetët e opozitës në Parlament
3 nuk dorëzuan mandatin
Lefter Koka LSI
Myslim Murrizi PD
Rudina Hajdari PD

Pranuan mandatin

Nga lista e PD
Lefter Maliqi
Alban Zeneli
Ligoraq Karamelo
Majlinda Halilaj
Arben Elezi
Adriatik Alimadhi
Korab Lita
Halit Jakimi
Arlind Çaçani

Nga listat e LSI
Ylli Shehu
Aurora Mara
Enver Roshi
Edmond Rrushi
Ediola Braha
Edlira Hyseni
Elda Hoti
Ralf Gjoni
Nimet Musaj
Enada Koçiraj
Amra Borova

Pritet të betohen
Eugen Bojaxhi LSI
Andi Përmeti PD
Erion Piciri PD
Fatjona Dhimitri PD


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë