Politike

KQZ i kthen përgjigje Metës për zëvendësimin e deputetëve

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve, pavarësisht se u cilësua si organizatë e PS-së, i ka kthyer përgjigje zyrtare Presidentit Ilir Metanë lidhje me letrën e drejtuar mbi praktikën e ndjekur mbi plotësimin e vakancave të krijuara nga dorëzimi i mandateve të deputetëve të opozitës. Me anë një të shkrese zyrtare të firmosur nga dy drejtuesit e KQZ-së, kryekomisioneri Klement Zguri dhe nënkryetari Denar Biba.

Shkresa e KQZ drejtuar presidentit Meta

"Në përgjigje të shkresës tuaj, datë 20.6.2019, me anë të cilës kërkoni vënie në dispozicion të të dhënave shtesë në lidhje me plotësimin e vakancave në Kuvendin e Shqipërisë, bashkëngjitur po ju dërgojmë: Kopje të njehsuar me origjinalin e njoftimeve për krijimin e vakancës në Kuvendin e Shqipërisë dhe kërkesat e deputetëve për heqjen dorë nga mandati", si dhe kopje të njehsuar me origjinalin e vendimeve të KQZ për dhënien e mandatit të kandidat të radhës në listën shumemërore për vakancat e njoftuara nga Kuvend të zëvendësuar deri më tani", thuhet në shkresën, e cila shoqërohet me të gjitha praktikat.

Më 20 qeshor, pikërisht në ditën kur parlamenti kishte miratuar rezolutën që dënonte aktin e zhdekretimit të zgjedhjeve, si dhe mazhoranca paralajmëronte nisjen e procesit për shkarkimin e presidentit, Meta dërgoi një letër të dytë në adresë të KQZ për t'i njohur me procedurën e ndjekur për zëvendësimin e deputetëve të opozitës.

Gjithashtu një javë më parë, Meta kishte kërkuar edhe një letër të parë, ku i kërkonte KQZ-së që të njihte me numrin real të deputetëve që janë në Kuvend. KQZ-ja në letrën e dërguar theksonte se Parlamenti kishte 122 deputetëve dhe se jo të gjitha vendet vakante të opozitës u plotësuan.

Kjo lëvizje e Metës u kuptua si një përpjekje për të shpërndarë Parlamentin për shkak të mos plotësimit të numrit të deputetëve nga lista e opozitës. Kjo ishte edhe një kërkesë e opozitës për shpëndarjen e Parlamentit, pasi 140 vende të Kuvendit nuk janë plotësuar.

Ndërsa lëvizja e Metë shihet edhe si një kundërpërgjigje ndaj hapit të hedhur nga mazhoranca për shkarkimin e tij nga posti i Presidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë