Politike

KQZ i kërkon hetim të thelluar Prokurorisë për kandidatin e Berishës, Elton Bano

Gazeta Si – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar Prokurorirsë së Përgjithshme verifikim të thelluar për kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Lushnjë, pas akuzave të PD, se ka të dhëna që Elton Bano ka fshehur një dënim për vjedhje në Britaninë e Madhe.

“Sipas informacioneve të verifikuara në rrugë konfidenciale nga Partia Demokratike, rezulton se shtetasi Elton Ilir Bano, i datëlindjes 24.07.1978 ka qenë i proceduar dhe i dënuar në Britaninë e Madhe për kryerjen e veprës penale të vjedhjes, në periudhën 1998-2000”, thuhet në kërkesën e PD drejtuar KQZ-së.

PD thekson se këto të dhëna janë fshehur qëllimisht në deklarimin e kandidatit. Pas akuzave, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” i ka hedhur  poshtë akuzat.

Bano deklaron se nuk ka qenë kurrë i dënuar për asnjë vepër penale në asnjë nga shtetet ku ka qëndruar. Ai ka shtuar se ka qëndruar në Angli si çdo emigrant dhe ka poseduar leje qëndrimi.

Bano i konsideron akuzat sulm personal dhe thotë që do t’i ndjekë në rrugë ligjore për shpifje dhe prishje imazhi,

Ndërkohë PD pati theksuar se kandidati ka fshehur dënimin që daton në periudhën 1999-2000 dhe kërkon që ai të përjashtohet nga kandidimi.

Kjo sipas PD, është periudha kur Bano ka vetëdeklaruar qëndrimin në Angli, por ka ndryshuar vendlindjen, nga Lushnjë e ka bërë Prishtinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë