Lajme

Shkarkohet prokurori Adriatik Cama

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk konfirmon në detyrë prokurorin Adriatik Cama.

Në përfundim të procesit të rivlerësimit, trupa gjykuese vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit, pasi është kapur me shumë shkelje.

Nga hetimi i KPK ka rezultuar se Cama, ish-prokuror i disa dosjeve me rëndësi, mes tyre ‘21 Janari’ nuk justifikon pasurinë, është i korruptuar dhe vihet në presion nga struktura kriminale, pra është i papërshtatshëm për të vazhduar detyrën.

Në seancën e djeshme, Cama tentoi të shpjegojë të gjitha konstatimet e KPK-së për problemet e gjetura në justifikimin e pasurive dhe pastërtinë e figurës.

“Ju nuk keni marrë parasysh lidhjet e mia të forta familjare dhe mbështetjen e tyre ndaj meje, që ka qenë e konsiderueshme. Unë kam qenë prokuror dhe në vitin ’97 dhe kam mbrojtur shtetin edhe atëherë kur ai nuk ekzistonte. Sa i përket ndryshimit të prokurores në Lushnjë, e bëra pas indicieve se ndaj saj ishte ushtruar presion”, deklaroi prokurori Cama.

Më Shumë