Lajme

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit në Durrës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Arjan Balliu.
Gjyqtari Balliu ushtronte detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit në Durrës.
Ai u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 11 nëntor.
Nga hetimet e KPK, ai ka rezultuar me probleme pasurie, dyshime për konflikt interesi dhe për deklarim të rremë.
Edhe pse Arjan Balliu kundërshtoi gjetjet dhe kërkoi rivlerësim në të 3 shtyllat kryesore të vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar shkeljet dhe e ka shkarkuar nga detyra.
Arjan Balliu e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës deri në vitin 2000. Më pas, Balliu ka punuar si drejtor i Lojërave të Fatit në Ministrinë e Financave. Nga viti 2004 ka ushtruar profesionin e avokatit, ndërsa në vitin 2009 është emëruar inspektor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ai është rikthyer në sistemin gjyqësor në vitin 2013 si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Durrësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë