Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtarin Artan Lazaj, pasi iu gjetën një sërë problemesh me pasurinë.
Trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici vendosi:
“Në zbatim të nenit d të aneksit të kushtetutës dhe nenit 61: të shkarkojë nga detyra subjektin e rivlerësimit Artan Lazaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë. Vendimi i saj mund të ankimohet pranë KPA, 15 ditë nga data e publikimit të vendimit të arsyetuar”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.