Ka ndodhur

KPK shkarkon gjyqtarin Bib Ndreca

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra Bib Ndrecën, gjyqtar në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas KPK-së, gjyqtari Ndreca rezultoi me probleme sa i takon pasurisë së një familjari.

Gjyqtari Ndreca ka shqyrtuar ndër të tjera dosjen e bujshme “339”, grabitjen e Rinasit dhe çështjen e ish-deputetëve të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Gjithashtu sot është dhënë vendimi edhe për gjyqtaren e Vlorës, Elona Mihali.

KPK nuk ka gjetur shkelje për gjyqtaren, duke e konfirmuar atë në detyrë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë