Lajme

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Sokol Binaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Sokol Binajn, gjyqtar i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.
Gjyqtari Binaj sipas hetimeve të KPK, ka dalë i pastër në të tria kriteret.
Gjatë seancës së zhvilluar më 17 maj raporti i ILDKPKI konstatoi se deklarimet e Binaj janë të sakta. Edhe hetimi i KPK-së nuk ka gjetur shkelje nga Binaj. Edhe në raportin DSIK u konstatua se subjekti është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.
Në lidhje me aftësitë profesionale, KLGJ ka dorëzuar një raport me konstatimin se subjekti ka treguar cilësi të pranueshme në punë. Nuk konstatohen indicie apo element që tregojnë se ka mangësi profesionale.
Sokol Binaj është një emër i njohur në fushën e drejtësisë dhe ka qenë i përfshirë në gjykimin e disa çështjeve të bujshme.
Pak ditë më parë bashkëshortes së Binajt iu dogj makina, por ai ka refuzuar që të japë shpjegime kur u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë