Lajme

KPK e konfirmoi në detyrë, ONM kërkon shkarkimin e Gentian Medjas

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkon sot shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Tiranë Gentian Medja, ndonëse u konfirmua në detyrë nga KPK më 1 gusht. ONM kërkon që Komisioneri publik të ankimojë në Komisionin e Pavarur të Apelimit vendimin për Medjan.

Gentja Medja është gjyqtar në Gjykatën Administrative në Tiranë. Në datën 1 gusht ai kaloi procesin e Vettingut. KPK e rikualifikoi atë në detyrë.   

Më herët ONM ka ankimuar vendimet për Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori si edhe të kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja, të konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë