Lajme

KPA vendos për Besnik Muçin dhe Gjykatën Kushtetuese

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos të këtë të enjte jo vetëm për karrierën e gjyqtarit kushtetues, Besnik Muçi, por edhe për vetë Gjykatën Kushtetuese.

Nëse KPA e konfirmon në detyrë, atëherë pak gjëra mund të ndryshojnë për zgjidhjen e ngërçit kushtetues. Por, nëse Apeli vendos shkarkimin e tij, atëherë rrezikohet që kushti i vendosur nga Gjermania për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese para hapjes së negociatave rrezikon që të mos plotësohet as deri në maj të vitit tjetër.

Largimi i Besnik Muçit do të rikthente nga e para procedurën e plotësimit të vakancës. Ajo nis me shpalljen publike nga ana e Presidentit të Republikës, marrjen e kandidaturave dhe më pas dorëzimin e tyre tek Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Muçi kaloi shkallën e parë të procesit të Vettingut, por vendimi i tij u ankimua nga Komisioneri Publik me rekomandimin e ekspertëve ndërkombëtarë. Pasuria dhe huadhënia nga një biznesmen janë disa nga kontestimet ndaj anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. KPA bën të ditur se subjekti i rivlerësimit paraqiti kundërshtimet e tij mbi secilin prej shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të dhënë në gusht të vitit 2018.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë