Lajme

KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Astrit Faqolli

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin pranë Gjykatës në Rrethin Gjyqësor të Tiranës, Astrit Faqolli.
Trupa gjykuese e KPA vendosi të shfuqizojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e kishte konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Shkallës së Parë.
Nga hetimet e kryera nga KPA-ja rezulton se gjyqtari Faqolli ka probleme me pasurinë, ku të dhënat e deklaruara nuk përputhen me ato reale.
Më parë, gjyqtari Faqolli u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik.
Sipas Komisionerit, konfirmimi në detyrë është bërë në interpretim të gabuar të ligjit dhe provave të administruara.
“Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është bërë në interpretim të gabuar të ligjit dhe të provave të administruara gjatë hetimit administrativ”, pohonte Komisioneri Publik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë