Rend dhe Ligj

KPA shkarkon nga detyra anëtarin e KLP, Besnik Cani

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të shkarkojë prokurorin Besnik Cani.

Cani ishte anëtar i KLP dhe me largimin e tij Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbetet me 10 anëtarë.

Seanca për të u zhvillua më 18  janar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku Komisioneri Publik kërkoi përfundimisht shkarkimin me arsyetimin se sa i përket pasurisë, subjekti ka deklarim të pasaktë dhe mungesë të burimeve të ligjshme.

Fillimisht prokurori Besnik Cani u konfirmua në detyrë më 27 nëntor 2018 nga trupa gjykuese e udhëhequr nga Olsi Komici, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Brunilda Bekteshi.

Dy javë më pas, Cani u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë megjithëse kishte probleme me pasurinë. 

Vendimi i KPK për Besnik Canin u ankimua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) dhe pas tyre edhe nga Komisioneri Publik të cilët kritikuan vendimin  e konfirmimit në detyrë të tij, pavarësisht problemeve të shumta me pasurinë, aftësitë profesionale dhe shkeljen e etikës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë