Ka ndodhur

KPA shkarkon kreun e Prokurorisë së Apelit të Tiranës, Dritan Peka

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Apelit të Tiranës, Dritan Peka.

Peka ishte konfirmuar në detyrë nga Shkalla e Parë e Vettingut më 4 mars, por Komisioneri Publik ankimoi vendimin me argumentin se Peka nuk i plotësonte kushtet për konfirmimin në detyrë dhe kërkoi shkarkimin e tij.

Në seancën e sotme, pas verifikimeve të kryera, Komisioni i Posaçëm i Apelimit vendosi që ta shkarkojë nga detyra.

Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 2000.

Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës deri në vitin 2008, kur është promovuar si prokuror i Apelit të Tiranës. Ai është drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës prej vitit 2015.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë