Lajme

KPA shkarkon gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra anëtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Ai ishte konfirmuar në detyrë nga KPK më 7 qershor të vitit të kaluar, por Komisioneri Publik e apeloi vendimin. Komisioneri publik pretendonte se shkalla e parë e vettingut nuk i ka bërë llogaritë siç duhet, se nuk ka përdorur të njëjtin standard kontrolli si për të tjerët që u bënë shkak për përballjen e Islamajt sërish me vettingun.
Pas këtij vendimi, Gjykata e Lartë mbetet me vetëm 3 anëtarë. Ardian Dvorani, Medi Bici dhe Xhezair Zaganjori janë tre anëtarët e fundit të Gjykatës së Lartë.
Në këtë mënyrë shkarkimi i Islamajt sjell ngërç edhe në Gjykatën e Lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë