Ka ndodhur

KPA lë në fuqi vendimin, përjashton me 15 vite nga Drejtësia Arjana Fullanin

KPA ka lënë në fuqi vendimin e KPK dhe ka përjashtuar Arjana Fullanin me 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Dy vite pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor i hoqi statusin e magjistrates për 15 vitet e ardhshme, ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani kërkoi rikthimin e këtij statusi me argumentin se ajo nuk është dorëhequr asnjëherë.

Ndërkohë, gjatë fjalës së saj pas vendimit, Fullani tha se do të vijojë betejën e saj ligjore.

“Kur nuk gjen të drejtën një person si unë, që njeh shumë mirë ligjin procedural, mendo ça ndodh për të tjerët. Jo çdo gjyq bëhet për post dhe për para, bëhet edhe për dinjitet”, tha Fullani.

Këtë kërkesë bashkëshortja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit e paraqiti para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në seancën e kësaj të mërkure, por që i është rrëzuar.

Ajo më herët, argumentonte se nuk është dorëhequr, ndërsa kërkesën e saj e paraqiti para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kërkesë kjo që u rrëzua.

Fullani nëpërmjet avokates së saj, ish-koleges Evelina Qirjako deklaroi se në 2017 asaj i ka mbaruar mandati i gjyqtares së lartë dhe është bërë avokate.

Por asnjëherë s’ka dhënë dorëheqjen siç e ka argumentuar KLGJ.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë