Shendet

KP.2 varianti i ri i Covid-19/ A duhet të shqetësohemi?

KP.2, varianti i ri i Covid-19 është bërë lloji dominues i koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Ky variant ka disa mutacione të përbashkëta me paraardhësit dhe është pjesë e familjes Omicron të koronavirusit.

Për periudhën nga 28 prilli deri më 11 maj, afro 30% e rasteve të reja janë shkaktuar nga KP.2, nga më pak se 16% në periudhën dyjavore para kësaj.

Çfarë duhet të dinë njerëzit për këtë variant të ri dhe cilat janë simptomat e infeksionit?

Ekspertja Leana Ëen, pedagoge në Universitetin George Ëashington thotë se ky variant i ri po zhvendos JN.1 dhe nënvariante të ngjashme, të cilat më parë ishin variantet dominuese.

“Një arsye pse një lloj i ri i zhvendos të tjerët është se ai është po aq ngjitës ose më shumë. Kjo do të thotë se KP.2 mund të përhapet shumë lehtë, gjë që e kemi parë gjatë gjithë Covid-19”, thotë Ëen.

Lajmi i mirë është se KP.2 nuk duket se shkakton sëmundje më të rëndë.

Cilat janë simptomat e infektimit me KP.2?

Shumica e njerëzve që kontraktojnë koronavirusin nuk do ta dinë kurrë se cili variant po i shkakton simptomat e tyre. Simptomat e infeksionit Covid-19 përfshijnë rrufë, dhimbje të fytit, dhimbje koke, ethe, kollë dhe dhimbje trupi. Disa njerëz mund të përjetojnë simptoma më të rënda si probleme në frymëmarrje.

Asnjë nga këto simptoma nuk është specifike për KP.2, e cila deri më tani nuk është raportuar të jetë e lidhur me simptoma unike që e dallojnë atë nga infeksionet e tjera me koronavirus.

Sa kohë duhet të izolohen njerëzit nëse kontraktohen me Covid-19?

Në fillim të këtij viti, CDC hoqi kërkesën e izolimit pesë-ditor. Tani, agjencia rekomandon që personat e diagnostikuar me Covid-19 të qëndrojnë në shtëpi derisa të jenë pa temperaturë për të paktën 24 orë dhe simptomat e tyre të përmirësohen. Për pesë ditët e ardhshme, ata ende duhet të përpiqen të marrin masa paraprake shtesë, si vendosja e maskës dhe kufizimi i kontaktit të ngushtë me të tjerët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë