Politike

Kovaçevski fton Ramën, Kurtin dhe Vuçiçin në Shkup për takimin për Ballkanin Perëndimor

Gazeta Si – Kreu i qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të jetë mikpritës i takimit për planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Europian. Ky takim mbahet në Shkup, më 22 janar.

Në takim janë të ftuar kryeministri Edi Rama, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës Borjana Kristo, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Të ftuar janë edhe Gert Jan Kopmann, drejtor i përgjithshëm për fqinjësinë dhe negociatat e zgjerimit në Komisionin Europian, së bashku me James O’Brien, ndihmëssekretari shtetëror për Europën dhe Euroazinë i SHBA-ve.

Janë ftuar po ashtu përfaqësues të organizatave rajonale, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, CEFTA-s dhe Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor, USAID-it, si dhe disa institucioneve financiare ndërkombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë