Ekonomi

Kostot e pasigurisë së Brexit

Tim Harford/Financial Times- Kohët e fundit kam hasur në disa biseda me adoleshentë të ndritshëm. Njëri donte të diskutonte rreth filozofisë – Gödel, Turing dhe Wittgenstein. Nuk është problem. Tjetri më pyeti për ti shpjeguar Brexit dhe pasojat. Asnjë shans. Saga Brexit është më e çmendur se një kuti me bretkosa halucinante.

Me shumë gjasa, Britania do të shtyjë rrugën e saj kokëfort nëpër shkurret e negociatave post Brexit. Vendi do të dalë i gërvishtur dhe i plagosur, por kryesisht i paprekur, me krenari duke deklaruar se përplasja ishte një shkurtesë e shkëlqyer, pastaj duke u ngatërruar për një hartë dhe busull. Por, përderisa ky është rezultati më i besueshëm, rreziku i një rrënimi të përgjithshëm mbetet. Më shqetësuese, është se nuk shihet konsolidim edhe më shumë se dy vjet pas referendumit.

Një raport i kohëve të fundit nga Akademikët në Mbretërinë e Bashkuar në një think-tank të Changing Europe analizon impaktin e një dështimi të mundshëm të hidhur duke treguar gishtat për të negociuar një marrëveshje si pjesë e procesit të tërheqjes së nenit 50. Kjo nuk është e vetmja mënyrë që marrëveshja nuk mund të arrihet, por është më mizoria.

Në një dështim vërtet të zymtë të arritjes së marrëveshjes, ushqimi britanik nuk do të kishte kaluar kontrollet mbi importet e BE-së.Vendkalimet kufitare do të bllokoheshin. Kjo në mënyrë të qartë do të ishte e dëmshme për BE-në dhe shkatërruese për Mbretërinë e Bashkuar, prandaj mund të presim që ndjenja e shëndetshme pozitive të mbizotërojë në të gjitha frontet. Megjithatë, ministrat senior në Danimarkë dhe Letoni kanë gjykuar se “asnjë marrëveshje” 50-50 nuk do të ketë ndonjë shans.

Ministri i tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar, Liam Fox, thotë se shansi për asnjë marrëveshje është edhe më i lartë, 60-40. Pse ai dëshiron të theksojë rrezikun e një rezultati shkatërrues është i paqartë; ndoshta zoti Fox beson se do t’i shërbejë ambicieve të tij politike. Ajo nuk do t’u shërbejë eksportuesve, është detyra e tij për të përfaqësuar. Problemi është se si bizneset dhe individët planifikojnë mjaft  probleme, ata do të dëmtojnë ekonominë britanike. Pas një përgjigjeje fillestare të rezultatit të referendumit, konsumatorët në Mbretërinë e Bashkuar tani po huazojnë dhe shpenzojnë më pak, me pasoja të dukshme për shitësit.

Besimi i konsumatorit mund të kthehet me shpejtësi. Por, përgjigjja e biznesit ndaj pasigurisë mund të jetë më pak e lehtë për tu zgjidhur. Këtë javë, Federata e Industrive gjermane (BDI) paralajmëroi se planet e emergjencës do të zbatohen nëse nuk ka marrëveshje deri në mes të nëntorit. Për një shije të asaj që mund të sjellin këto plane emergjente, peshoni pak paralajmërimin e Hondas për deputetët vitin e kaluar që nëse procesi doganor pas Brexit do të zgjaste 15 minuta për kamion në Dover, kostoja vjetore e saj do të ishte 850,000 £.

Për një kompani të shkallës së Hondës, më pak se një milion paund në vit nuk duket ndonjë hata – derisa të shqyrtohen dy çështje. Së pari, vlerësimi i Shoqatës Freight Transportation që vonesa më e shkurtër në Doverin e mbushur me njerëz – vetëm dy minuta – shpejt do të kthehej në një karvan shumë-miljesh. Në një port të zënë, vonesat e shkurtra shpejt bëhen të gjata dhe të paparashikueshme.

Së dyti, baza e të dhënave të Bankës Botërore “Doing Business” tregon se koha tipike për të pastruar kontrollet kufitare në vendet me të ardhura të larta nuk është dy minuta, madje as 15 minuta, por 12 orë dhe 40 minuta. Ky, mbani mend, nuk është një skenar i shkatërrimt, por biznes si zakonisht për pjesën më të madhe të botës së pasur. Banka Botërore shton, me ndihmën e saj: “Është krejtësisht e mundshme që koha dhe kostoja e përputhshmërisë kufitare mund të jenë e papërfillshme ose zero, si në rastin e tregtisë ndërmjet anëtarëve të Bashkimit Europian”.

Nëse gjërat shkojnë keq, atëherë kompanitë që kanë ndërtuar zinxhirë të furnizimit me supozimin e kufijve pa probleme, do të gjejnë ato zinxhirë të zhurmshëm e të pashpresë. Ose mund të vendosim që në fund të mbetemi në bashkësinë doganore. Bizneset thjesht nuk e dinë – dhe se paqartësia tashmë është e dëmshme.

Për të parë pse, thjesht imagjinoni se po organizoni një martesë për –le të themi – 29 Mars 2019. Duke iu referuar zotit Fox, pronari i restorantit ku keni zgjedhur të organizoni dasmën ju thotë me guxim se mund të mos jetë në gjendje të furnizojë ushqimin – shanset e kësaj alternative, në fakt, janë 60 për qind. Le të themi që e doni ushqimin, çmimet dhe shërbimin e këtij ushqimi. Në këtë situatë – sa kohë para se të anuloni kontratën dhe të punësoni dikë tjetër ju duhet? Jo gjatë. Dhe nuk do të jetë mirë që pronari i restorantit të konfirmojë në shkurt se gjithçka do të jetë mirë me gjithë ndodhitë. Është tepër vonë për ty.

Bizneset që përpiqen të tregtojnë mes Britanisë së Madhe dhe pjesës tjetër të BE-së gjejnë veten në një situatë të ngjashme. Në ç’pikë vendosin se është shumë e rrezikshme të supozohet se të gjithë do të jenë mirë? Sipas vlerësimeve të publikuara nga tre ekonomistë të Universitetit të Cambridge-it – Meredith Crowley, Oliver Exton dhe Lu Han – disa kompani arritën këtë përfundim dy vjet më parë. Disa mijëra kompani britanike kanë pushuar disa nga eksportet në BE dhe disa mijëra të tjerë janë dekurajuar nga nisja e një linje eksporti, thjesht sepse votimi i Brexit e hodhi poshtë dyshimin e regjimit të tregtisë së ardhshme. Politika e paparashikueshme e tregtisë është një lloj barriere tregtare në vetvete.

Ekonomitë mund të ballafaqohen me të gjitha llojet e goditjeve dhe ndonjëherë janë kthyer nga uraganet ose tërmetet me forcë dhe elasticitet të habitshëm. Një fiasko e plotë në negociatat e Brexit do të kalojë me kohën. Por edhe nëse situata nuk materializohet, perspektiva po shkakton dëmtime që sot. Askush nuk mendonte se po votonin për një tërmet.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë