Lajme

Kosovë, KQZ: 303 vendvotime do të rinumërohen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vendosi që të rinumërojë votat në 303 kuti votimi. Vendimi i u mor me shumicë votash pas paraqites së kërkesës nga ana e koordinatorit i Qendrës së Rinumërimit të Votave (QNR)-së, Burim Ahmetaj . Në mbledhjen e zhvilluar Ahmetaj deklaroi se QNR’ja i rekomandon KQZ’së që 300 vendvotime të shkojnë në rinumërim për shkak të problemeve që kanë ndodhur si pasojë e një defekti me formularë. Bëhet fjalë diku për 300 vendvotime në të cilat votat janë pasqyriuar në formularë të shtypur gabimisht dhe ku ka pasur mos përputhje mes votave të subjekteve dhe ato që kanë marrë deputetët.

Kryetarja e KQZ, Valdete Daka, e cila ka thënë se ka ndodhur gabimi teknik i shtypjes së formularëve, duke shtuar se në ditët në vazhdim do të zbulohet pse ka ndodhur ky gabim, i cili ka shkaktuar huti tek komisonerët gjatë procesit të numërimit dhe shënimit të votave.

“Formularët janë shtypur gabimisht, i kujt është faji do të zbulohet gjatë ditës së ardhshme, dhe do të dihet pse ka ardhë deri tek shtypja e gabueshme. Sekretariati është përgjegjës për shpërndarjen e formularit në të gjithë Kosovën. Subjektet të cilat kanë qenë të renditura në fletë votim dhe janë renditur edhe në formular, subjektit të parë i mungon rubrika, dhe për rrjedhojë disa komisionarëve që iu ka  ndezë llampa i kanë shkru me saktësi, ndërsa disa të tjerëve që s’iu ka ndezë kanë vazhdu prej subjektit të dytë. QNR i ka zbulu 303 vendvotime ku formularët janë plotësuar në këtë mënyrë, dhe si përfundim është që këta formularë nuk mund të procedohen si të tillë, pasi që janë plotësu në mënyrë të gabueshme. E kemi rekomandimin e Burimit që të rinumërohen këto 303 vendvotime, sepse janë plotësuar në mënyrë të gabueshme. Nuk ka dyshime që janë plotësuar me qëllim, por që ka ndodhë sipas një gabimi teknik”, ka thënë Daka.

Kryetarja e KQZ-së e ka hedhur në votim, dhe rekomandimi është miratuar me shumicë votash në KQZ nga të gjithë përfaqësuesit e partive politike.

Paneli Zgjedhor i Ankesave dje shpalli të pavlefshme ankesat e LDK-së, PDK dhe Nismës, të cilat kanë kërkuar rinumërim të votave në gjithë Kosovën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë