Lajme

Kosova zhvillon zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kosova zhvillon sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Votimi ka nisur që në orën 7:00 dhe ndërkohë qytetarët kosovarë do iu drejtohen gjatë gjithë ditës kutive të votimit.
Janë 1,937,869 qytetarë, të cilët do të kenë mundësi të votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1 067 kandidatë për deputetë.
Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues.
Ndërkohë është shënuar dhe një incident në Zveqan dhe Leposaviq, për shkak se komisionerët janë përplasur për mënyrën e votimit.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një pronocim për mediat ka folur për incidentin e ndodhur dhe është shprehur se të gjithë ata që kanë emrat në listë duhet të votojnë, derisa, shton se nuk e kupton pse nuk mund të votohet me letërnjoftim serb.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë