Futboll

Kosova reziston në Athinë, Greqisë s’i bën punë as penalltia e dhuruar

Me shumë mungesë, Kosova arriti të marrë një barazim të rëndësishëm në Athinë. Ndeshja u mbyll pa gola, por loja e dardanëve ishte për t’u admiruar, plot grintë dhe vendosmëri. Greqisë nuk i bëri punë as një penallti e dhuruar në pjesën e parë, e grushtuar nga portieri Muriç.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Bernard Shala luajti me shumë kujdes, duke bërë pak gabime dhe duke kundërsulmuar rrezikshëm. Gjatë pjesës së dytë grekët u bënë më nervozë nga presioni i rezultatit dhe bënë një lojë konfuze. Kosova iu afrua shumë golit, kur gjuajtja e Paqaradës u ndal nga një mbrojtës grek në vijën e portës.

Nga ndeshja Greqi-Kosovë. Gazeta Si, 15 tetor 2020

Ishte një ndeshje karakteri për dardanët, të cilët vinin pas humbjes në shtëpi me Slloveninë. Për ndeshjen në Athinë trajneri Shaland nuk kishte në dispozicion lojtarë shumë të rëndësishëm si Muriqi, Rashica, Rrahmani, Valon Berisha dhe Zeneli. Dy ndeshjet e fundit në grup në Ligën e Kombeve Kosova i ka me Slloveninë dhe Andorrën. Pas 4 ndeshjesh, Kosova ka vetëm 2 pikë dhe mban vendin e tretë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë