Futboll

Kosova mund Izraelin me golin e Milot Rashicës, ‘Dardanët’ e dominojnë ndeshjen

Gazeta Si – Ka mjaftuar një gol i Milot Rashicës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ që Kosova të marrë 3 pikët ndaj Izraelit. ‘Dardanët’ kanë fituar 1-0, duke marrë kështu fitoren e dytë në kualifikueset e Euro 2024.

Vedat Muriqi në fillim pati një rast shumë të mirë shënimi, por gjuajtja e tij nga brenda zonës u ndal nga portieri izraelit. Goli do të vinte në minutën e 41-të, kur Rashica depërtoi në zonë dhe gjuajti saktë, duke i dhënë Kosovës 3 pikë të çmuara.

Rashica, Muriqi dhe Bytyçi patën raste për ta dyfishuar rezultatin në pjesën e dytë, por nuk ia arritën qëllimit. Kosova qëndron në vend të 4-t edhe pas kësaj fitorejne, me 10 pikë të grumbulluara. Grupi I kryesohet nga Rumania dhe Zvicra, ndërsa Kosova ka shanse vetëm për vendin e 3-të, që mbahet nga Izraeli me 1 pikë avantazh.

Për ndeshjen e sotme ‘Dardanët’ nu kishin në dispozicion dy nga futbollistët e tyre më të mirë, kapitenin Amir Rrahmani dhe sulmuesin Edon Zhegrova. Ndeshja u luajt në masa shumë të rrepta sigurie dhe në një terren të rënduar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë