Treg

Kosova ‘lan’ borxhet e energjisë, po i kthen Shqipërisë sasinë që i mori vitin e shkuar

Nga Gazeta 'SI' - Korporata Energjetike e Kosovës, KEK ka nisur të dërgojë në Shqipëri sasi energjie, duke i kthyer kështu borxhin që i kishte marrë vjeshtën e kaluar. Atëherë Kosova i mori Shqipërisë rreth 220 mijë megavatorë energji, pas një krize disaditore që solli dhe shkëputjen e shërbimit atje.

Këtë energji KEK ia kalon KESH gjatë orëve të natës dhe pritet që kështu do të bëjë gjatë të gjithë muajve të verës kur ajo ka tepricë prodhimi dhe Shqipëria ka kërkesë më të lartë.

Kjo ishte një dakordësi e arritur rreth 2 vite më parë midis dy qeverive, ku nëpërmjet interkonjeksionit Shqipëria do të furnizonte Kosovën gjatë dimrit dhe Kosova do t'ia kthente gjatë verës.

Kosova ka pasur shpesh probleme të përmbushjes së nevojave të vendit me energji. Ajo prodhon pothuajse 100% të energjisë nga centrale qymyri dhe një sasi të papërfillshme nga burimet e rinovueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë